“Gjykata e Durrësit me dy standarde”, kështu tha Valbona Sako, e cila u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesën e Sakos duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për bashkinë e Durrësit për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë Valbona Sakollari jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndonëse situata ka qenë e njëjtë dhe në bashkinë e Shijakut një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Durrësit Dhurata Bilo ka konfirmuar mandatin e fituar në krye të bashkisë së Shijakut nga socialisti Elton Arbana.

Sako ka bërë të ditur se do e ankimojë vendimin e Gjykatës së Durrësit.

Vendimi për verifikimin e mandatit të Arbanës në krye të bashkisë Shijak është dhënë ditën e hënë, më 15 korrik.

  Gjykata rrëzon Durrësin/ Nuk i jep mandatin Valbona Sakos: Fletët e votimit nga KQZ, të pavlefshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA