Witkoff dhe Kushner drejt vizitës së tyre të parë zyrtare në Kiev, të dërguarit special të Trump synojnë të ringjallin përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës Në Durrës, ku Partia Socialiste, në zgjedhjet e 30 qershorit fitoi për herë të katërt për drejtimin e këtij qyteti, gjykata ka refuzuar t’i japë vërtetimin e mandatit kryetares së zgjedhur të Bashkisë, Valbona Sakos dhe për rrjedhojë ka rrëzuar zgjedhjet në qytetin bregdetar.
Në vendimin e saj, Gjykata e Durrësit argumenton se Partia Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
E si rjedhojë, Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të pavlefshëm edhe vendimet e Komisionit qëndror të zgjedhjeve për regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit, vendimin për miratimin e fletëve të votimit për kryetarë bashkie për Bashkinë e Durësit, e cila kishte kandidaten e Partisë Socialiste, Valbona Sakon dhe kandidaten e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollarin.
Gjithashtu gjykata ka cilësuar si të pavlefshëm edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për nxjerrjen e rezultatit të votimit të 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.
Sako mund ta apelojë këtë vendim Brenda 5 ditëve në gjykatën e Apelit Durrës.
Top Channel