Grumbullimi dhe përpunimi i qumështit ka njohur rritje për 2018-ën sipas shifrave të INSTAT. 139 mijë ton qumësht u grumbulluan vitin që shkoi, 5,87% me shume se 2017.

Kjo rritje është mbajtur e tille për shkak të grumbullimit të qumështit nga lopët, pasi për bagëtitë e imta, dele dhe dhi sasia e qumështi i grumbulluar ka rënë përkatësisht me 10,5% dhe 22,95%.

Saimir Begaj përfaqësues i njërës prej kompanive shqiptare të përpunimit të qumështit thotë se emigracioni dhe ndryshimi i organizimit e fermave janë faktorë frenues për industrinë e qumështit.

Rënia e numrit të fermave blektorale që sigurojnë dhe lëndën e pare, është një shqetësim serioz për industrinë e qumështit në kushte kur janë ngritur fabrika moderne.

Qumështi i prodhuar për konsum ka pësuar rritje në 2018-ën, kurse nga nen produkte djathi është me rënie. Investimet në këtë sektor janë mjaft të rëndësishme për ta mbajtur gjallë industrinë.

Nga ana tjetër industria e qumështit në vend operon në një treg të vështirë duke konkurruar me produktet e importit të cilat kryesisht vijnë nga vendet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA