Kopertinën e muajit gusht të revistës Harper`s Bazaar e hijeshoi këtë radhë tenistja me famë botërore Serena Williams, që kishte dhe një mesazh për të përcjellë.

Ylli i tenisit kishte zgjedhur që fotot e saj të mos retushoheshin, e kjo për të dëshmuar transparencë të plotë me fansat e saj.

Serena shkroi një letër për revistën ku tregonte arsyet e zemërimit të vet pas ndeshjes me Naomi Osaken në US Open n 2018-ën. Gjyqtari e penalizoi atëherë ikonën e këtij sporti për shpërthimin që pati në fushë, kur humbi trofeun dhe e akuzoi Carlos Ramosin për  sjellje seksiste.

Williams në letër e mbrojti reagimin e saj të atëhershëm, duke treguar sesi që e vogël e ka ndjerë  nevojën që mendimi t’i dëgjohet. “Nuk do te resht kurrë së ngritur zërin kundër padrejtësisë”, ka shkruar 37 vjeçarja, ndonëse e pranoi se ai episod, e la shumë pa gjumë për net të tera, e madje kishte pasur nevojë edhe për disa séanca terapie. Sirenës i doli në mbrojtje asokohe dhe shoqata e tenisit për femra që tha se gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me të për shkak se është grua.

Për këtë arsye, u përpoq tani të tregonte përmes fotove të paretushuara atë që revista e quajti e vërteta e saj lakuriqe”. “Unë nuk kërkoj të shmang penalizmin. Dua  vetëm të trajtohem si të gjithë të tjerët”, tha Serena. Tenistja shpreson që duke ngritur zërin ndaj incidenteve të tilla, mund t’i vijë në ndihmë atleteve të tjerë që gjenden në situata të ngjashme.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel