Prej disa muajsh qeveria ka prezantuar drafti-ligjin “Për Rininë” i cili tashmë është vendosur të diskutohet edhe në komisionet parlamentare, për të kaluar më pas në parlament për miratim.
Por që në fillesat e tij ku projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga ana e shoqërisë civile dhe ata që përfaqësojnë të rinjtë sot në vend. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri ka kundërshtuar hapur këtë draft , i cili sipas tyre shkel kushtetutën. Sipas tyre nëse ky projektligj do të miratohet do të lërë në harresë 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç, ose rreth 26% të popullsisë së Shqipërisë, për shkak sepse projekti nuk planifikon të kryejë asnjë investim për forcimin e të rinjve dhe krijimin e institucioneve dhe mekanizmave në mbështetje të tyre. Projekt-ligji nuk adreson as çështjen e largimit të rinjve e të rejave nga Shqipëria, si dhe çështjet e punësimit.
Top Channel