Miley Cyrus provokon pa pushim. E nuk mund të mos e bënte këtë edhe në klipin e ri, “Vajza e të ëmës”.

Magnetik dhe provokues, klipi ndez shumë debate. Në videon e saj shfaqen një numër personazhesh, e madje edhe e ëma, Tish Cyrus.

E konceptuar nga vetë ajo dhe nga regjisori Aleksander Moors, videoja del pas performancës së jashtëzakonshme të këngëtares, në Glastonbury.

Në skenë, e shoqëruan atë edhe i ati, Billy Ray Cyrus dhe Lil Nas X, për të kënduar, “Old Town Road” dhe “Panini”, e madje edhe Mark Ronson, për të prezantuar suksesin e këtyre muajve, “Nothing Breaks Like A Heart”, dhe për ti bërë homazh Amy Winehouse me “Back To Black”.

Protagonistët e videos “Mother’s daughter”, tregojnë ndërkohë si mund të gjendet forca dhe liria tek vetë shprehja.

Top Channel