Kandidatura italiane për Lojërat Dimërore të vitit 2026 rezultoi fituese në sprintin final, për të mikpritur olimpiadën pas 7 vjetësh, një vendim që solli festë në rrugët e disa qyteteve të Lombardisë, pas votimit në Lozanë.
Milano-Kortina ishte projekti ambicioz i paraqitur nga autoritetet për edicionin e vitit 2026, një plan që arriti të triumfojë në finale ndaj kandidaturës suedeze të Stokholmit.
Italia do të rikthehet kështu si vend organizator i një edicioni olimpik, 20 vjet pas Lojërave të Torinos të zhvilluara në vitin 2006.
Presidenti i Komitetit Olimpik ndërkombëtar, Tomas Bah hapi zarfin me emrin fitues duke i dhënë Apenineve një fitore e cila kërkohej nga e gjithë Italia, dhe jo vetëm nga veriu i pasur. Kështu në sallën ku zhvilloi kongreset Komiteti Olimpik në Lozanë, u shpalos flamuri tri ngjyrësh që bashkoi të gjithë në një kandidaturë të vetme.
Italia fitoi një bast të madh që do ti garantojë miliona investime, imazh të përmirësuar dhe do ta pasurojë parajsën e skive në Kortina, me facilitete që do të shërbejnë për mijëra turistë.
Top Channel