Njerëzit nuk janë specia e vetme , ku gjendja mendore preket nga humbja e të dashurit të tyre. Kjo ndodh edhe tek një lloj peshku monogam, që jeton në Amerikën e Jugut dhe kalon në depresion kur partneri i tyre ngordh apo krijon një lidhje tjetër. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

Për të provuar këtë hipotezë, hulumtuesit kryen një sërë testesh me  një grup prej 33 femrash të llojit të peshkut cichlids.

Gjatë dy javëve, ata studiuan me kujdes se si sjelljet e peshqve femra ndryshuan kur u çiftuan me një peshk mashkull që nuk e kishin zgjedhur vetë.

Kur femrat u çiftëzuan me një peshk mashkull të preferuar, rezultuan më pjellore.  Në të kundërt, një peshk femër që ishte çiftëzuar me një peshk mashkullor jo të preferuar, kishte më pak gjasa për të qenë pjellore.

Shkencëtarët më pas vlerësuan më tej gjendjen e peshqve femra, me një raund tjetër eksperimentesh.

Më pas peshqit femra që nuk kishin partnerët e preferuar u futën në një akuarium bosh e të errët dhe që duhet të kalonin tek akuariumi me dritë. Ata nuk denjuan që të kalonin nga mjedisi i errët në atë me dritë, duke treguar shenja depresioni. E kundërta ndodhi me femrat që partnerët i kishin zgjedhur vetë. Ato mbërritën më shpjet tek akuariumi me dritë, duke treguar se janë pesimiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA