Pak orë se të ndahej nga bota, Xhindi kishte punuar në këtë ullishte, edhe më pas ishte kthyer në Roskovec, ku u ekzekutua në derën e shtëpisë.

“Tokën që ka marrë e kishte mbjellë ullishte dhe e kishte me pasion, dhe çdo të shtunë dhe të djelë e gjeje te toka”, tregon Bujar Kuka, pronar i lokalit Kurjan.

Ky banor i zonës, takimin e fundit me Xhindin e kujton pikërisht pranë ullishtes së tij: “Punonte ai te toka, i thërriste nuses sime, o gege Ylvija hajde të hamë bukë, aq njeri i thjeshtë, si njeri i thjeshtë, jo si deputet”.

Fatmir Xhindi nuk kishte asnjë shqetësim, asnjë konflikt me banorët e zonës. Përkundrazi, ai u qëndronte afër për çdo problem.

“Mbi punën e këto, hallet, ça halli ke, si janë fëmijët, çfarë halli ke më thoshte”, tregon Demir Kuka, banor i Kurjanit.

Sapo mbaronte punë në ullishte, Xhindi nuk harronte të kthehej në kafenenë e fshatit. Aty, takohej me bashkëfshatarët, ata që e kishin votuar, por edhe ata që nuk e kishin votuar.

“Zakonisht sa herë që vinte ai kthente këtu. Ai ngelet deputet i paharruar”, tregojnë banorët.

“Duke qenë se jam deputet, përfaqësues i Kuvendit, në çdo takim që ne bënim, fjala e parë që më thoshte ishte mundohu të arrish sadopak tët atë, mundohu të jesh 50% e tij”, tregon Anduel Xhindi.

“E kujtoj me shumë respekt dhe shumë veneracion figurën e këtij deputeti që mbetet deputet i përjetshëm”, tregon Namik Dokle.

Para se të ishte një mësues dhe politikan, Xhindi ishte mbi të gjitha një familjar i përkushtuar. Me gjithë angazhimet e shumta politike, ai përherë e gjente kohën edhe për djemtë, bashkëshorten, vëllezërit dhe të afërmit.

“Ai mundohej të na kuptonte gjithë kohës, përveç sikleteve të moshës, mundohej të na gjendje pranë në çdo moment përtej ngarkesave të punës, angazhimeve politike, gjente kohë edhe për ne. Mungesa e tij është vetëm fizikisht na mungon, na ka lënë shumë, na ka lënë pasuri në kuptimin morale”, thotë Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Ne kemi mundur të sigurojmë dëshminë ekskluzive të personit i cili ka pasur komunikimin e fundit me Fatmirin. Xhevahiri është banor i Kurjanit, njëri prej personave që ndodheshin në tavolinë me ish-deputetin.

“Ishte ora 6, 6 pa çerek, vjen Fatmiri nga puna, ishte nga toka, me djalin e vogël, i tha djali hajde pimë kafe, jo i tha ai do ta pimë me Xhevahirin edhe u ul këtu. Na konsideronte tamam si vëllezër, muhabet toke bëmë, vajta pastrova ullinjtë, asgjë tjetër muhabet”, tregon Xhevahir Abedinaj.

Fatmiri shfaqej i qetë dhe pa asnjë siklet. Këtë e dallonin fare mirë edhe miqtë e tij: “Hiç fare, bile donte të pinte vetëm se i thashë unë hajde se do ikim, piu atë gotën e rakisë e kafen dhe iku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA