Në shkollën e fshatit nis historia e ish-deputetit të Partisë Socialiste, i vrarë pabesisht në 2 maj 2009.

Për banorët e Vloshit dhe kolegët, Fatmir Xhindi, është një arsimtar i paharrueshëm, edhe pse shërbeu si mësues historie vetëm tre vite.

“Fatmir Xhindin e kam njohur në vitin ‘84, ‘85, kur filloi punë si mësues, aty jemi njohur, kemi qenë shok të mirë, ka qenë i përkushtuar për punën dhe bënte përpjekje të mëdha nga ana profesionale, dhe ishte nga mësuesit më të mirë të zones”, tregon Bedri Selimi, mësues i shkollës Kurjan.

“Ka qenë një mësues korrekt me punën, i komunikueshëm me njerëzit, shumë i rregullt”, tregon Nazmi Zeka, mësues i shkollës Vlosh.

Kanë kaluar 30 vite nga koha kur ai jepte mësim në shkollën e Vloshit, por, për këtë prind, kjo kohë kaq e gjatë nuk ka arritur të zbehë kujtesën e tij.

“Më ka edukuar fëmijët, 3 çupat dhe një djalë dhe neve si vloshtarë e kemi njohur njeriun më të repsektuar më të edukuar”, tregon Fiqiri Rrapushi, banor i Vloshit.

“Qe një mësues perfekt, e respektonin nxënësit, prindërit, kolegët”, tregon Stefan Çipa, ish-deputet i PS-së.

Pas 3 vitesh plot përkushtim dhe pasion në detyrën fisnike të mësuesit, Xhindi hedh hapin e parë në politikën e kohës. Në vitin 1988, ai zgjidhet kryetar i Këshillit të Bashkuar në Kurjan, një strukturë që i paraprinte komunave që do të krijoheshin në Demokraci.

Nazmi Zeka, nuk e ka njohur vetëm si mësues Fatmirin. Në kohën që Xhindi ishte kryetar i Këshillit të Bashkuar, ai ishte sekretar.

“Ai ka qenë një drejtues shumë i rregullt dhe në atë kohë ka pasur dhe këto problemet e njerëzve, disa të persekutuar ndërsa Fatmir Xhindi ishte shumë i rregullt, nuk i merrte parasysh në çdo veprim, nuk tregohej është ky apo ai. Ishte bashkëpunues dhe ishte I përkushtuar për zgjidhjen e problemeve”, tregon Nazmi Zeka, mësues i shkollës Vlosh.

Me rënien e sistemit komunist, Këshilli i Bashkuar pushoi së ekzistuari si strukturë. Fatmir Xhindi, i rikthehet arsimit, por këtë herë si drejtues. Ai emërohet drejtor i shkollës në Kurjan, detyrë që e ka mbajtur në vitet 1990-1992.

“Kolegët që kanë punuar me të e kujtojnë me suhmë respekt, ka qenë një drejtues i zoti, dhe e mbante shumë kolektivin, u familjarizua shumë me kolektivin”, tregon Bedri Selimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA