Një delegacion nga Gjermania dhe Franca kanë vizituar gjatë së hënës krerët shtetërorë të Kosovës. Kjo dha edhe lajmin për bashkimin e SHBA-ve në procesin e dialogun Kosovë- Serbi, kërkesë kjo e parashtruar zyrtarisht nga Kosova tek nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. Presidenti dhe kryeministri shprehën përkushtimin për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Përveç Bashkimit Evropian, pjesë e dialogut Kosovë- Serbi edhe zyrtarisht do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vendim e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të takimit me delegacionin gjermano francez dhe ekipin negociator për dialog.

Presidenti, Hashim Thaçi theksoi se masa do të mbetet në fuqi si dhe nuk do të pranohet asnjë kusht i ri për liberalizimin e vizave.

Megjithëkëtë, Thaçi tha se do të respektohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara në vitin 2013 që la të nënkuptojë përjashtimin e zbatimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nënshkruar më 26 gusht 2015 nga kryeministrat i atëhershëm, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç.

Delegacioni nga Gjermania dhe Franca gjatë ditës e kanë takuar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj i cili përmes rrjetit social “Facebook” ka thënë se Kosova është gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktual.

Qëllimi i kësaj vizite të delegacionit ishte përgatitja për Samitin e Parisit me qëllim të dhënies së rezultateve për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje mes dy palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA