Spalleti nuk do të jetë më trajneri i Interit, ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët kanë komunikuar sot përmes rrjeteve sociale vendimin për shkarkim.

“Njoftojmë se Spaleti nuk mban më rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi falenderon teknikun për rrugën e bërë së bashku”, ishte njoftimi i zikaltërve.

Antonio Conte nuk është zyrtarizuar ende në krye të Interit, megjithatë ai ka nisur nga puna, madje me shumë impenjim, për krijimin e një grupi solid, që do të tentojë të rikthehet në majat e futbollit italian. Ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me zikaltrit me një pagë 9 milionë euro në sezon dhe detyra parësore për të është të kthejë qetësinë dhe disiplinën e hekurt në ambientin e klubit milanez.

E si do ta bëjë këtë? Lëvizja e parë e Contes, sipas “Gazzetta dello Sport”, lidhet me të ardhmen e Mauro Icardit. Në një ekip serioz nuk mund të ketë kaq shumë helm dhe tension, e aq më tepër femra nëpër këmbë. Për të qenë më konkretë, tek Interi i Contes nuk mund të ketë vend për Mauro Icardin. Skuadra vjen para individëve, Conte as që do t’ia dijë për emra të veçantë para qetësisë së grupit. Icardi është shprehur publikisht se dëshiron të qëndrojë, por trajneri italian as që e ka në konsideratë. Brenda 8 korrikut (para se të nisë faza përgatitore), Conte synon që çështja “Icardi” të jetë mbyllur, pak rëndësi ka për të se ku do të luajë sulmuesi argjentinas sezonin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA