Një debat i vazhdueshëm dhe që me siguri ju ka prekur të gjithëve ka të bëjë me temperaturën në zyrë. Përse do thoni ju?

Femrat përgjithësisht preferojnë një hapësire pune më të ngrohtë se burrat, kjo për arsye biologjike dhe sociologjike ndërsa meshkujt janë më të prirur për ambiente me temperatura të freskëta.

Një tjetër faktor se përse femrat kërkojnë temperaturë të ngrohtë në zyrë ka të bëjë dhe me kodin e veshjes, pasi shpesh vishe më lehtshëm se meshkujt (kostume, pantallona të gjata ose xhaketa). Pikërisht këto lloj ndryshimesh qe përmendëm shpjegojnë dhe “luftën” që bëhet kudo nëpër zyra ku ka meshkuj dhe femra. Por së fundmi një studim i ri, i botuar në PLOS One, duket se po nxit akoma dhe më shumë “gjakrat”.

Ky studim thekson se femrat punojnë më mirë në mjedise të ngrohta ndërsa meshkujt punojnë më mirë në ambiente të ftohta. Lidhur me këtë studiuesit testuan 550 studentë gjerman në temperatura të ndryshme. Ata zbuluan se ndërsa temperaturat rriteshin femrat kishin një performancë më të mirë ndërsa e kundërta ndodhte me meshkujt.

Për çdo rritje të temperaturës me 1 gradë Celsius, femrat u përgjigjën në mënyrë korrekte rreth 1.75% më shumë pyetjeve të matematikës ndërsa burrat u përgjigjën rreth 0.6% më pak në mënyrë korrekte. Natyrisht, studimi nuk garanton që çdo grua performon më mirë në ambiente të ngrohta, por rezultatet sugjerojnë se ia vlen të marrësh seriozisht debatin e temperaturës në zyrë.

Bashkë autorja e studimit Agne Kajackaite thotë se për një rezultat edhe më të mirë, eksperimentet e ardhshme duhet të zgjasin më shumë dhe të ketë pjesëmarrës të moshave dhe kombeve të ndryshme.

Top Channel