Ditën e sotme u mbajt edhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja.

Tekniku prezantoi ekipin për dy sfidat e qershorit, ndaj Islandës në transfertë dhe më pas Moldavisë në Elbasan, të cilat do të luhen respektivisht më datat 8 dhe 11

Mirëpo, në fund teksa konferenca u mbyll, ndodhi një incident i vogël, i cili nuk kaloi pa u vënë re.

Tekniku Reja u pengua dhe nuk mundi të shmangte rrëzimin. Megjithatë, trajneri u ngrit menjëherë në këmbë si për të treguar se nuk kishte asgjë dhe ishte thjesht një pengim, ndërsa më pas vazhdoi normalisht bisedën me gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA