Një tjetër hapësirë e degraduar dhe e pashfrytëzuar i është kthyer banorëve më të vegjël të qytetit.
Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një tjetër këndi rekreativ, kësaj here në Njësinë Administrative Nr.8, që do ti shërbejë kryesisht fëmijëve për të luajtur dhe për të kaluar kohën e tyre të lirë në një ambient të pastër dhe të sigurt.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacioneve iu përgjigj kërkesës së banorëve për të pasur një kënd lojërash dhe menjëherë pasi identifikoi hapësirën e nevojshme nisi punën për pastrimin e ambientit dhe vendosjen e moduleve të lojërave për fëmijë.
“Sepse fëmijët meritojnë më të mirën….Një tjetër kënd rekreativ drejt përfundimit në Njësinë Administrative Nr. 8. Vera po afron dhe fëmijët do kenë hapësirën e tyre të argëtimit”, shkruan APR në faqen e saj në facebook.
Siç shihet edhe nga fotot puna është drejt përfundimit dhe krahas instalimit të lojërave të ndryshme, po punon edhe për vendosjen e aksesorëve të tjerë si ndriçim, kosha, por edhe stola për më të mëdhenjtë.
Top Channel