Kur Angelina Jolie ishte e varur nga droga

16/05/2019 22:07

Sytë duken të skuqur dhe të nxirë. Krahët e saj janë të dobësuar dhe të gërvishtur teksa flet në telefon. Videoja është xhiruar në vitin 1999, kur Angelina Jolie ishte e varur nga droga.

Videoja e publikuar e paraqet shumë larg imazhit të sotëm, si aktiviste e njohur në fushën e të drejtave të njeriut gjithashtu dhe si një ndër çiftet e mrekullueshme të Hollivudit. Tregtari i drogës i dënuar, Franklin Meyer pohoi se xhiroi 16 minuta me pëlqimin e Jolie-së në vitin 1999 pasi ajo e thirri në shtëpinë e saj në Manhattan për ta furnizuar me heroinë dhe kokainë.

Jolie e ka përshkruar këtë fazë si një ndër periudhat më të errëta dhe të rrezikshme të jetës së saj, por që arriti të mbijetojë. Videoja është publikuar nga “The National Enquirer” dhe ylli i kinematografisë duket teksa lëviz dhe flet në telefon. Apartamenti duket i rrëmujshëm me qese mbeturinash në dysheme, i papastër dhe nga filmimet duket edhe një televizor në sfond.

Në këtë video Jolie është shumë larg aktivistes së sotme shumë të respektuar në fushën e të drejtave të njeriut. Meyer tha për Enquirer “Angie ishte një kliente e imja për shumë vite. Unë i shisja asaj heroinë dhe kokainë. Një ditë ajo më telefonoi dhe dëshironte që unë ta takoja. Kjo ishte një formë për të më treguar se kërkonte drogë. Në atë kohë bleva një kamera dhe vendosa ta merrja me vete. Kur mbërrita i dhashë drogën dhe ajo më dha paratë”.

Në video Angelina flet në telefon mesa duket me babain e saj sepse gjatë bisedës diskutojnë edhe për vëllain dhe mamanë. Por, sot Angelina Jolie është një nënë e përkushtuar dhe ka një martesë të lumtur shumë larg imazhit të dikurshëm duke lënë pas atë periudhë të errët në jetën e saj.

FOTO GALERI
1/9
Videoja e Angelina Jolie kur ishte e varur nga droga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA