Në “Open” kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku u pyet edhe për marrëdhënie me Donika Prelan e cila është sulmuar jo pak nga opozita për kalimin e vetting-ut.

“Marrëdhënia ime me të është korrekte, mendoj që ajo ka bërë maksimumin në punën e saj.

Unë e kam pasur shoqe klase në magjistraturë. Këtë nuk kam pse ta mohoj pasi është një gjë që mund të vërtetohet lehtësisht. Ndërsa për mënyrën se si e ka kaluar vetting-un ajo apo ndonjë tjetër, unë them që ata që kanë ankesa le ta çojnë informacionin te KPA apo KPK por jo në formë denigruese”, tha ajo.

Top Channel