SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose… 05/12 14:09
Një 57 vjeçar fshihte rreth 1000 armë në shtëpi, dhe aq shumë municion sa për të armatosur një ushtri. Dhe vila e tij ishte ngjitur me lagjen e pasur të Beverli Hills, pranë shtëpisë së Playboy Mansion.
Policia e Los Anxhelosit hyri në shtëpinë e 57 vjeçarit Girard Damien Saenz, pasi u kap duke shitur e duke dhënë armë me qira.
“S’kisha parë ndonjëherë kaq shumë armë, dhe kam 31 vite në polici”, tha togeri Kris Ramirez i policisë së Los Anxhelesit.
Sipas ligjeve të Amerikës, i dyshuari mund të dalë nëse paguan 50 mijë dollarë, por ndërkohë mund të ngrihen edhe akuza të tjera.
Top Channel