Një 57 vjeçar fshihte rreth 1000 armë në shtëpi, dhe aq shumë municion sa për të armatosur një ushtri. Dhe vila e tij ishte ngjitur me lagjen e pasur të Beverli Hills, pranë shtëpisë së Playboy Mansion.

Policia e Los Anxhelosit hyri në shtëpinë e 57 vjeçarit Girard Damien Saenz, pasi u kap duke shitur e duke dhënë armë me qira.

“S’kisha parë ndonjëherë kaq shumë armë, dhe kam 31 vite në polici”, tha togeri Kris Ramirez i policisë së Los Anxhelesit.

Sipas ligjeve të Amerikës, i dyshuari mund të dalë nëse paguan 50 mijë dollarë, por ndërkohë mund të ngrihen edhe akuza të tjera.

 

FOTO GALERI
2/5
Një 57 vjeçar fshihte rreth 1000 armë në shtëpi, dhe aq shumë municion sa për të armatosur një ushtri.

Top Channel