Protesta e dhunshme një ditë më parë, 65 persona të lënduar, 12 vijojnë të shtruar te Trauma
18/10/2026 11:16
65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026, në Tiranë.
Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, 37 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë, 24 janë protestues, ndërsa 4 janë kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.
Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT).
Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272 persona. Nga këta, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.
Top Channel