Modele me “hixhab”; Pozon për kopertinën e revistës sportive

01/05/2019 13:28

Për të parën herë, një modele myslimane ka pozuar për revistën e famshme Sports Illustrated’s, faqet e së cilës mbushen zakonisht me femra të bukura me rrobëbanjo.

Këtë radhë, revista e blerë kryesisht nga meshkujt, solli amerikanen me origjinë nga Somalia, Halima Aden të veshur me Hixhab e Burkini.

Ajo shfaqet në plazh me një kostum të plotë banje, si ato të përdorur nga disa gra të këtij besimi.

Halima, modelja myslimane që shkatërron stereotipet, ishte titulli i artikullit. Aden nuk është e panjohur për shtypin amerikane: në 2016-tën bukuroshja mbushi faqet e para te gazetave kur u kthye ne te paren femer me hixhab qe merrte pjese ne konkursin e bukurise Miss Minnesota USA pageant.

21 vjeçarja ka zbukuruar edhe kopertinen e British Vogue e ka zbritur ne pasarelat e javës nju jorkeze tç modës.

Çdo gjë është e mundur, shkroi ajo në instagram; fakti që jam sot tek Sports Illustrated, shkon përtej meje; ai i përcjell një mesazh komunitetit tim dhe mbarë botës së gratë e të gjitha origjinave, pamjes apo mënyrës sesi janë rritur mund të lartësohen për atë që janë, vazhdon komenti i modeles.

Top Channel