Shkolla e muzikës në Gjirokastër, nxënës e mësues kërkojnë vëmendje

30/04/2019 12:23

Panajota 18-vjeçare këndon këngë lirike që prej fëmijërisë. Profesorët e saj të kantos në shkollën e artit në Gjirokastër thonë se, së fundi gjithnjë e më shumë talente po evidentohen që në moshë të hershme.

Familjet e tyre priren ta shohin të ardhmen e fëmijëve të lidhur me artin.

Edhe Igli e Dhionisi që ushtrohen në klarinetë dhe korno prej vitesh, thonë se shkolla po qëndron disi në hije dhe pak e njohin kapacitetin artistik të saj.

Drejtuesi i shkollës “Feim Ibrahimi” tregon për përpjekjet që dhjetëra familje nga e gjithë zona bëjnë për të mbajtur në shkollë fëmijët e tyre të talentuar.

Shkolla e mesme artistike është aseti më i rëndësishëm që arti ka në jug të vendit. Shkolla po përgatit rreth 60 nxënës të profileve të pikturës, skulpturës, kantos dhe veglave muzikore.

Top Channel