Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u dërgua me ambulancë në spitalin San Raffaele të Milanit këtë mëngjes. Berluskoni, 82 vjeç, u transportua në orën 10:00,në spital.  

Ekzaminimet mjekësore po zhvillohen aktualisht dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e panjohur për mediet. Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.

Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar  kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane. Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik. Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak. Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të  ketë rreth 6 miliardë dollarë. Berluskoni ka qenë  katër herë kryeministër i vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA