Jeta ndonjëherë na vë para vështirësish të mëdha, por njerëzit e fortë nuk dorëzohen dhe madje me vullnetin dhe dëshirën e tyre, ia kanë dalë të bëhen njerëz të suksesshëm dhe inspirues për të tjerët.

I tillë është edhe Saimir Beqiri nga Shkodra, që ka lindur me aftësi ndryshe, por kjo nuk e ka penguar për të realizuar dëshirën e tij më të madhe, të luajë futboll.

Ai thotë se pavarësisht vështirësive, ka luajtur futboll që në fëmijëri dhe madje ka qenë i angazhuar në sport, si pjesë e stafit drejtues të një ekipi.

“Futbolli është një pasion i pavdekshëm për mua. Luaj që fëmijë, me futbollistë, ashtu si njerëzit normalë. për mua sporti është jeta. Ka paragjykime, por me kurajo, me forcë dhe me vullnet, arrin çdo gjë”, tregon Saimiri.

Të kesh një lojtar si Saimiri në skuadër, mund të duket si një pengesë, por shokët e ekipit të tij, tregojnë të kundërtën, duke e cilësuar një motivim të jashtëzakonshëm.

“Të kesh në ekip Saimirin është një motivim i madh, sepse kur shohim atë që luan në ato kushte, angazhohesh për të bërë akoma më mirë”, tregon njëri prej shokëve të Saimirit.

“Ju bëj thirrje çdo të riu, por edhe çdo grupmoshe, që të mos humbin kohën në për kafene dhe rutinën e përditshme, por të bëjnë sa më shumë sport”, thotë në apelin e tij Saimir Beqiri.

Top Channel