Korça është mbushur këtë fundjavë nga mijëra turiste dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar Pashkën ortodokse por edhe për të pushuar.

Në bujtinat dhe hotelet e qytetit rezervimet nisën një muaj më parë ndërsa tani ata thuajse janë plot. Për ata që kanë zgjedhur Korçën ky qytet ofron shumë.

“Jemi këtu me rastin e festës së Pashkës ortodokse. Përshtypja e parë është shumë e mirë. Jemi një grup prej 40 vjetësh dhe do të qëndrojmë këtu për dy net. Përshtypja e parë është e shkëlqyer. Pjesa  historike është shume interesante, pazari i vjetër po ashtu”, thanë një turist nga Italia.

“Është hera e parë. Jam  me disa miq që kanë qenë edhe herë tjetër këtu. Përshtypja e pare është shumë e mirë. Është  një qytet që të kënaq edhe pse nuk është shumë i madh, më pëlqen shumë. Jemi këtu enkas për të festuar Pashkën ortodokse”, tha një turist tjetër italian.

“Jemi nga Holanda dhe kemi ndërmarrë një udhëtim nëpër Shqipëri. U ndalëm edhe në Korçë dhe jemi duke e shijuar qytetin. Këtu pazari është vërtet interesant dhe një pjese e këndshme e qytetit”, u shpreh një turist holandez.

“Jam nga Bullgaria dhe është hera e 5 që vij në Shqipëri. Ky qytet është shumë interesant. Është e rëndësishme sesi Shqipëria po ndryshon pasi unë e njoh vendin tuaj që prej vitit 1994. Me pas do të shkoj në Greqi. Do te qëndroj vetëm për një natë këtu. Vizituam Muzeun e Artit Mesjetar, por edhe atmosfera e Pashkës këtu është diçka shumë e pëlqyeshme” u shpreh një turist nga Bullgaria.

“Mbrëmjet do të jenë të veçanta këtë fundjavë në Korçë ku pas vizitave në qytetin me histori, tradita dhe kulturë nuk do të mungojnë as aktivitetet e larmishme për ta bërë qëndrimin e vizitoreve, argëtues’, tha një turist shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA