Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë. Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit.

27/04/2019 09:04

Në prag të Pashkës,besimtarët ortodoksë beratas,kremtuan të Premten e Zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq.

Riteve të organizuara i’u janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë. Besimtarë u bënë pjesë e ritualit në qytetin e Beratit,ku dy kisha ortodokse bashkuan Epitafët që simbolizojnë varrin e Krishtit.

Ka qenë Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati,i cili ka drejtuar edhe rritet fetare në Katedralen e Shën Dhimitrit,ku besimtarët janë lutur për shëndet,mirësi dhe lumturi dhe ku më pas kanë kapërcyer Epitafit.

Pas përfundimit të riteve fetare,Epitafi,i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë,ka përshkruar shëtitoren e qytetit,një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit. E premtja e Zezë,shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq,për tu ringjallur mesnatën e së Shtunës,kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

E premtja e Zezë i paraprinë të Djelës së Pashkëve,ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit,në qendër të qytetit.

Top Channel