Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Agllaia Mandi, 85 vjeç, nuk ka blerë kurrë në treg prodhime që mund t’i prodhojë bahçja e saj.
Ajo nuk e ka braktisur asnjë ditë pasionin për bletët dhe për bimët. Dikur bletërritësja e vetme grua e kooperativës së Sheperit në Zagori ishte përgjegjëse për një park me rreth 100 koshere. Profesionin thotë se familja e ka trashëguar brez pas brezi, por zakonisht ata që merreshin ishin burra. Edhe pasi u zhvendos në qytet, në Gjirokastër, për të jetuar me djalin dhe familjen e tij, e përshtati mjedisin për stilin e saj të jetës.
Një koshere bletësh në ballkon dhe një kopsht i vogël në oborr janë angazhimet e saj kryesore.
Agllaia prej dekadash grumbullon farat e saj për prodhimet e kopshtit. Shumica e tyre vijnë nga Zagoria, por të gjitha janë farë e vendit. Ajo e punon vetë tokën, kultivon më shumë se 30 lloje perimesh, frutash dhe erëzash. Në një mjedis ku siguria ushqimore është duke shqetësuar publikun, Agllaia nuk e di se ç’janë hormonet.
I biri Kleanthi tregon se falë prindërve të lidhur aq shumë me tokën dhe natyrën ai u orientua për të studiuar si inxhinier pyjesh.
Tani është pranverë dhe dita ka shumë punë, thotë e moshuara që nuk ndalet të ndjekë pasionin e saj që prej fëmijërisë. Ajo do të vazhdojë të punojë sa të mundet sepse beson se puna mund ta mbajë njeriun të shëndetshëm dhe të lumtur.
Top Channel