Artizanët e Krujës dhe të Beratit janë zhvendosur në pedonalen e qytetit muze në një panair të përbashkët.
Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e disa prej vlerave kulturore të dy qyteteve historike të Shqipërisë, Beratit dhe Krujës. 20 artizanë krutanë u paraqitën në këtë panair me punimet e tyre karakteristike që nga sixhadet, bizhutë apo punimt e plisit dhe veglave muzikore tradicionale.
Ndërsa artizanët e Beratit u paraqitën me punime në zeje dhe punët e dorës ndërsa, nxënësit e shkollës artistike plotësuan kuadrin me punimet e tyre në pikturë e gdhendje në dru.
E gjithë kjo panoramë që pati për skenë bukurinë natyrore të lagjes muzeale “Mangalem” u shoqërua nga këngët e bukura të Krujës dhe të Beratit.
Top Channel