“Mos bëni zhurmë se…”/ Krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin 22/08 13:05
Banorëve të Ballshit shumë shpejt do t’u rikthehet kinemaja.
Vetëm pak ditë më parë ka filluar puna për rikonstruksionin e të vetmes kinema që ka qyteti. 30 milionë lekë do të kushtojë rikonstruksioni i ndërtesës ekzistuese të kinemasë, ndërsa për pajisjet do të investohen 7 milionë lekë.
Fondi prej 37 milionë lekësh është i gjithi investim nga buxheti i Bashkisë Mallakastër.
Banorët thonë se në qytetin e Ballshit mungojnë mjediset argëtuese.
Në sallën e kinemasë organizohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe politike. Punimet për rikonstruksionin pritet të përfundojnë në verë.
Përveç rikonstruksionit të kinemasë, projektet bashkiake parashikojnë investime për gjelbërimin e shesheve të qytetit.
Top Channel