Hopkins u arrestua të shtunën, pak ditë pasi grupi doli nëpër lajme për ndalimin e 300 emigrantëve në kufirin meksikan.

Drejtuesi i një grupi civilësh të armatosur në Meksikë dyshohet se ka komplotuar vrasjen e ish presidentit amerikan, Obama, sipas FBI.

69 vjeçari Leri Miçell Hopkins, dhe grupi i tij, Patriotët e Bashkuar Kushtetues, kanë planifikuar vrasjen e Hillari Klintonit dhe të miliarderit Xhorxh Soros, sipas një informacioni që ka siguruar FBI.

Avokati i Hopkinsit i ka kundërshtuar akuzat, ndërkohë  që klienti i tij u shfaq si i pandehur këtë të hënë në gjykatën e Las Cruces, Nju Meksiko, i akuzuar ëpr armëmbajtje pa leje.

Ai u arrestua të shtunën, pak ditë pasi grupi doli nëpër lajme për ndalimin e 300 emigrantëve në kufirin meksikan.

FOTO GALERI
11/12
Mundësia e grupeve të armatosura civile përkrah ushtrisë në kufi ka ngjallur alarm midis ushtarakëve, dhe jo vetëm. Ata mendojnë se mund të shfaqen rreth 200 persona të tillë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta