Mbyllet sezoni për sa u përket sporteve dimërore si Skitë dhe Snowboardit. Në  Copper Mountain të Colorados, sportistë të këtyre disiplinave u mblodhën për marrë pjesë në edicionin e tetë “Red Bull Slopesoakers”,  duke shfaqur lëvizjet e tyre më spektakolare, ndërkohë që ata u shfaqën me kostume komike për të bërë akoma më argëtues për tifozët këtë eveniment.

Skiatorët dhe sportistët e snowboardit garuan në një kompeticion unik duke bërë truket e tyre në dy pishina me ujë të ndara nga njëra tjetra me synimin për të mbyllur këtë garim sa më larg prej tyre.

Në fund u përcaktuan edhe fituesit e këtij kompeticioni. Për meshkuj, në ski fitues doli Devin Fagan, ndërsa për femra Nadia Gonzales. Për sa i përket snowboardit, Sy Moran triumfoi në kategorinë e meshkujve dhe Lexi Thomas për femra. Për kostumin më të mirë fitoi Jade Brison. Në garën e trukeve, në ski fitoi Charlie Turchetta, ndërsa në Snowboard, Seth Karlsrud

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA