Një familje prej tri anëtarësh në fshtatin Sopot të Njësisë Administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës, jeton prej më shumë se një viti në çadër.

Shtëpia e tyre pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti, por gjatë dimrit të fundit u dëmtua edhe më tepër, deri në shembjen e saj në njërin krah.

Pas tërmetit, e vetmja ndihmë për ata ishte një çadër. Kryefamiljari, Bashkimi është invalid dhe kjo situatë ia përkeqëson gjendjen shëndetësore.

Ernesti 14-vjeçar thotë se, shpeshherë është i detyruar ta braktisë edhe shkollën, pasi i duhet të ndihmojë prindërit.

Nga çadra, ata kërkojnë ndihmë nga institucionet, pasi nuk mund të përballojnë edhe një dimër tjetër në këto kushte.

Top Channel