Misioni i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana për ndërtimin e sa më shume terreneve sportive në ndihmë të fëmijëve, tashmë është shtrirë edhe në qytetin e Shkodrës.

Këtë të premte ai mori pjesë në inaugurimin e fushës së re sportive për fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Bruçaj”.

Sipas Canës, qëllimi është mbështetja dhe promovimi i sportit dhe kulturës, kryesisht te moshat e vogla në kopshte
apo para-shkollorë.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, vlerësoi këto investime në sport si garanci për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Hungareze e asaj Italiane, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi si dhe futbollistë e sportistë shkodranë ndër vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA