“Galaktikët” e Amerikës, Inter Miami kërkon Kevin De Bruyne për ta bashkuar me Messin dhe yjet e tjerë
Më në fund Randal Kolo Muani është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Paris Saint-Germain dha dritën jeshile të shtunën në mbrëmje për rikthimin e sulmuesit francez dhe vetë klubi kampion i Evropës ishte i pari që njoftoi zyrtarisht shitjen e tij te bardhezitë.
Lojtari i ditëlindjes 1998 mbërriti në Torino rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës dhe menjëherë pas kësaj iu nënshtrua vizitave mjekësore, të cilat u përfunduan në pasditen e hershme, si prelud i firmës mbi kontratën prej 5 milionë eurosh në sezon me vlefshmëri deri në vitin 2031. Nuk bëhet fjalë për huazim, por për një blerje përfundimtare me vlerë totale 50 milionë euro, të ndara në 38 milionë euro pjesë fiks dhe 12 milionë euro bonuse, ndërsa atë e pret fanella me numrin 9, e cila i kishte takuar më parë Dusan Vlahovic.
Në komunikatën zyrtare të klubit bardhezi theksohet se, pas eksperiencës së shkëlqyer në huazim në fillim të vitit 2025, Randal Kolo Muani rikthehet për të qenë pjesë e përhershme e familjes juventine. Sulmuesi i rritur te Nantes dhe ish-lojtar i Eintracht Frankfurt e PSG-së, la një gjurmë të rëndësishme gjatë gjashtë muajve të parë të 2025-s me Juventusin duke regjistruar 22 ndeshje, 10 gola dhe 3 asistime vendimtare, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje gjatë huazimit në Premier League me fanellën e Tottenhamit. Klubi e vlerëson atë si një lojtar në kulmin e pjekurisë, me profesionalizëm dhe cilësi të mëdha brenda dhe jashtë fushës, i cili pasuron ndjeshëm repartin ofensiv në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti dhe stafit të tij.
Menjëherë pas zyrtarizimit, Kolo Muani, së bashku me blerjen tjetër të re Kerim Alajbegovic, do të niset në mbrëmje me skuadrën drejt turneut veror në Hong Kong. Sulmuesi francez pritet të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë që të mërkurën, kur Juventusi do të përballet në një miqësore luksi kundër Chelsea-t.
Top Channel