Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave, forca të shumta zjarrfikëse në terren dhe ndërhyrje nga ajri

03/08/2026 18:28

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa Forcat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionin për përballimin e zjarrit.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Delvina, Finiqi dhe Konispoli si dhe 50 vullnetarë.

Janë angazhuar 40 forca të Forcave të Armatosura si dhe Forcat e Armatosura me tre helikopterë 2 Cougar dhe 1 Black Hawk, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se të gjitha strukturat operacionale vijojnë punën në terren për vënien e zjarrit nën kontroll.

 

 

Top Channel