“Galaktikët” e Amerikës, Inter Miami kërkon Kevin De Bruyne për ta bashkuar me Messin dhe yjet e tjerë
Porto ka shtuar një tjetër trofe në vitrinën e saj, duke fituar Superkupën e Portugalisë për herë të 25-të në histori, pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj skuadrës së kategorisë së dytë, Torreense.
“Dragonjtë”, nën drejtimin teknik të trajnerit italian Francesco Farioli, gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 38-të me autor Dane Frohhold, gol i cili u mjaftoi për të siguruar titullin e parë të sezonit të ri.
Me këtë sukses, kampionët e Portugalisë e thellojnë edhe më shumë rekordin e tyre si klubi më i titulluar në historinë e këtij kompeticioni, duke arritur në kuotën e 25 trofeve. Në renditjen e përgjithshme historike, Benfica pozicionohet në vendin e dytë me 10 suksese, ndërsa Sportingu i Lisbonës mban vendin e tretë me 9 trofe, një më pak se “shqiponjat”.
Top Channel