Konflikti për ‘Bulevardin e Ri’, banorët e ‘Bregut të Lumit’ përplasen me policinë

09/04/2019 15:28

Për t’i hapur rrugë punimeve të 400 metrave të fundit të Bulevardit të Ri, janë prishur  gjatë paradites së kësaj të marte 7 shtëpitë e para, të cilat  ishin ndërtuar në gjurmën e tij si dhe në shtratin e lumit.

Fadromat kanë nisur punën që herët në mëngjes, të shoqëruar edhe nga forcat r rendit,  pasi banorët kanë kundërshtuar  prishjen e banesave te tyre. Ata thonë se nuk janë dëmshpërblyer .   “Në fillim na e vlerësuan banesën, por më pas procesi i legalizimi u anulua. Shtëpia ime është vlerësua fillimisht 39 milionë lekë të vjetra ”, tha një banor, që po largon nga banesa pajisjet elektro-shtëpiake.

‘As na e kanë vlerësuar, as na kanë dhënë gjë. Deri këtu, këtu e poshtë nuk na kanë vlerësuar. Kanë ardhur sot 300 policë, i kemi dalë ne me forcat tona për të mbrojtur shtëpinë. 10 gra i kanë futur në furgon, ndërsa mua më kanë marrë djalin 14 vjeç, që kishte dalë të mbronte shtëpinë e vet”, tha  një tjetër banore.

“Dëmshpërblim deshëm edhe ne. Asgjë tjetër. Burrin ma cuan në burg, kunatin në burg, kunatën në burg. Unë mezi mbahem”, shtoi një tjetër banore.

Disa  prej banoreve, te cilat kanë kundërshtuar, janë shoqëruar në komisariatin e policisë. Por aksioni i prishjes  nuk ndalet me kaq. pasi ne total janë 38 shtëpi që do të prishen .

Në fillim  kur dhe u njoftuan,  u ishte bërë një vlerësim i shtëpive që do të prishen  pasi i kishin në proces legalizmi, por ALUIZINI ndërpret procesin e legalizimit të këtyre shtëpive për shkak se ishin ndërtuar në tokë shtetërore .

“Asnjë qindarek nuk kanë dhënë. Na kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Nuk kemi se ku të cojmë rrobat”, u ankua qytetari i radhës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ofruar një zgjidhje për këta banorë,  teksa  ndoqi punimet në shkollën “Servet Maci”,  pranë rrugës së Dibrës po ndërtohet me standarde bashkëkohore e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, e të qenit një shkolle muzikë dhe jo vetëm. Si  alternativë të parë ofroi banesat sociale por edhe bonus qiraje.

“Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksa paguesve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”, tha Veliaj.

“Projekte të tilla madhore  të tilla siç është Bulevardi i Ri, nuk do të ndërpriten”, garantoi Veliaj,-  pasi është interesi i te gjithë banorëve te kryeqytetit “

 

Top Channel