“Do jeni gjithmonë vend nën shënjestrën e Iranit”, ish-agjenti i CIA-s në “Top Story”: Teherani shfrytëzon problemet e brendshme për të krijuar përçarje
Romët i japin ngjyra dhe alegri shoqërisë sonë. Sot është 8 Prilli, dita ndërkombëtare e tyre.
Në qendrën komunitare në Shkozë u ofruan mamografi dhe shërbime dentare si dhe aktivitete për fëmijët.
Romët u vendosën në Shqipëri në shekujt XVIII-XIV. Vetëm në zonën e Shkozëz në Tiranë jetojnë rreth 260 familje nëpër banesat sociale.
“Më parë kemi jetuar në plasmase apo barake. Unë punoj në ndërmarrjen e gjelbërimit. Dy djemtë i kam pa shkollë, vajza vetëm me 3 klasë. Për fëmijët e djemve na ka ndihmuar qendra sociale, që nga vaksinimi e deri tek regjistrimi në kopshte e shkolla”, thotë një grua rome.
Nuk ka rom që nuk di të kërcejë, madje muzika duket se i shoqëron sa vijnë në jetë këta njerëz shtegtarë me origjinë nga India.
Top Channel