Vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të ndjekin një master në SHBA, në disa prej universiteteve më të njohura. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin e Bursave për Studime Master në SHBA.

Profesionistët e rinj do të kenë mundësi që të ndjekin studime pasuniversitare në fusha të ndryshme: Edukim, Menaxhim dhe Administrim Biznesi, Kulturë, Eko-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Shkenca Kompjuterike, Politika Publike, Administrim Publik dhe Shëndet Publike etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA