Në studion e “Top Talk”, gazetari Denis Dyrnjaja i tha ish-deputetit Përparim Spahiu se ndërkombëtarët nuk janë shumë kritik ndaj Ramës dhe mos vallë ata po mbajnë “doreza”, në raport me Kryeministrin.
Por për ish-deputetin e LSI, i vetmi person që nuk mban qëndrim kritik ndaj Edi Ramës është Knut Fleckenstein, i cili ka mbyllur sytë përpara fakteve.
“Nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për 128 oficerë policie të cilësuar si persona të involvuar në trafik droge; nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për një strukturë bashkëpunimi mes organeve të policisë dhe bandave kriminale, them që Edi Rama nuk është fajtor. Gjithë kjo strukturë e ngritur kriminale, i faturohet vetëm Kryeministrit. Nuk besoj se është më i paditur se ministrat e Rendit pas 2016. Janë dy ministra nën akuzë; njëri për familjarë të përfshirë në marrëdhënie të tilla, tjetri i akuzuar direkt. Është përgjegjësia e Ramës për gjithë këtë mbarëvajtje.
Knuti Fleckenstein, ka mbyllur sytë përpara këtij fakti”, tha Spahiu.
Sipas gazetarit, politika gjatë këtyre viteve ka denoncuar me fakte të fryra, i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Por ish-deputeti tha se opozita ka bërë shumë pak, për sa i takon denoncimit të kanabizimit të vendit dhe të qenit vend tranzit të drogave, siç e përmend DASH. Sipas tij ky fenomen është i dëmshëm për Shqipërinë dhe vendi këtë gjë do e ndjejë më vonë.
“DASH e cilëson Shqipërinë si vend prodhues të kanabisit dhe vend transit të drogave të forta, duke përmendur edhe dy laborator të përpunimit të drogës, në Xibrakë dhe Kukës. Përfshirja e shtetit, vështirësia e luftës ndaj korrupsionit, mungesa e institucioneve për të luftuar këtë fenomen, e bëjnë situatën të rëndë për vendin.
Me reformën në drejtësi, do e kemi të largët ditën që të shohim dënime me burgim të përjetshëm. Kemi një ringjallej të krimit dhe ata do merren me punë që dinë të bëjnë”, i shpreh ish-deputeti.
Top Channel