Një grua gjeti disa krijesa të çuditshme në kuzhinë, ende të gjalla e që tundnin bishtin, ndaj djali i saj i filmoi që të pyeste internetin se çfarë ishin. Krijesat u zbuluan në Okland të Zelandës së Re, dhe në video janë ende të gjalla e shumë të shpifura, me bishtin që lëviz, siç mund ta shihni më poshtë.

https://www.facebook.com/tim.clerke/videos/10212846761832570/

Sigurisht që shumica e komenteve nga njerëzit e zakonshëm në internet ishin thirrje neverie dhe frike për këto krijesa që vërtet të ngjethin mishin kur i sheh, por edhe ekspertët e patën të vështirë të përgjigjen.

Disa shkencëtarë thanë që bëhet fjalë për këmbët e fluturave të natës, të shkëputura e që ende lëvizin (foto 2). Të tjerë thanë që bëhet fjalë për një lloj insekti që rritet në atë zonë, e që quhet “Rat Tail Maggot”, që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë krimb me bisht si të miut.

FOTO GALERI
4/4
Megjithatë, njerëzit nëpër internet nuk janë të bindur dhe për shumicën e komentuesve, këto krijesa vazhdojnë të mbeten misterioze.

Top Channel