Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? “Top Story” udhëtoi në Uashington për të realizuar një dokumentar lidhur me financimet ruse për partitë politike në Shqipëri. Për herë të parë dhe ekskluzivisht, gazetarët e “Mother Jones”, do të sqarojnë të gjithë skemën e lobimit të Partisë Demokratike, përfshirjen e disa kompanive ruse dhe procesin e hetimit për këtë çështje.
Nëpërmjet dokumenteve do të shfaqen detaje të reja të pagesave të kryera nga kompani guaskë, që janë në pronësi të shtetasve rusë. “Për mua, lajmi i Biniatës duket sikur është për një parti shqiptare që përpiqet të fitojë ndikim në SHBA dhe të fitojë mbështetje duke u paguar nga parti ruse. Për mua, ky është një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. I rëndësishëm për ne, në SHBA”, tha David Corn, shef i zyrës së ‘Mother Jones’.
Pjesë e këtij dokumentarit janë intervista me ish-zyrtarë amerikanë, të cilët kanë mbuluar për disa vite problemin e ndërhyrjes ruse në Ballkan.
“Rusia përdor tri metodat që përshkrova për të përfituar nga përçarjet politike si dhe nga përçarjet shoqërore, kudo që të mundet. …….Qëllimi i Rusisë është të përhapë kaos. Është teoria e kaosit për të sulmuar demokracitë. Kjo është ajo që ka bërë dhe në SHBA”, tha Michael Carpenter ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes.
“Top Story”, do të pasqyrojë gjithashtu protestat që po ndodhin në Malin e Zi dhe Serbi, të cilat rastësisht ose jo, janë zhvilluar në një ditë me protestat në Tiranë. Dokumentari është ndarë në dy seri dhe sot do të shfaqet vetëm pjesa e parë.
Top Channel