Një 56-vjeçar është vetëdorëzuar në polici për ngjarjen e rëndë një ditë më parë tek Parku i Liqenit, ku mbeti i vrarë 62-vjeçari Haxhi Baçinozi.
Nga hetimet rezulton se 56-vjeçari ka qenë me autorin e vrasjes, kur Islam Myslaj qëlloi mbi 62-vjeçarin Haxhi Baçinozi, në sy të djalit të tij të mitur. E tashmë ai është ndaluar nga policia për moskallëzim krimi.
Burime nga policia bëjnë me dije se 56-vjeçari M.P, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Sipas tij viktima, Haxhi Baçinozi, dhe autori, Islam Myslaj, ishin takuar rastësisht në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për problemet e vjetra mes tyre për një biznes të përbashkët që e kishin mbyllur.
U ekzekutua në sy të djalit të mitur. Autori i kishte 46 mijë euro borxh
“Pas debateve Islami e ka qëlluar fillimisht njëherë me një plumb dhe kur Haxhiu është rrëzuar, ai ka qëlluar edhe me dy plumba të tjerë”. mësohet të ketë thënë në polici M.P i cili dyshohet se është mik i autorit Islam Myslaj.
Aktualisht policia vijon kërkimin për kapjen e autorit Islam Myslaj.
Top Channel