Krahas aktiviteteve që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë në bashkëpunim me OJQ-në Grupi Kosovar për Avokim.
Me këtë rast, Haradinaj u shpreh se ligjet e Kosovës janë në favor të gruas, por ato duhet të gjejnë zbatueshmëri në teren që ta fuqizojnë pozitën e saj në shoqëri.
Ndërsa, ambasadori francez në Prishtinë, Didier Chabert, bëri krahasimin e Kosovës me vendet e tjara, sa i përket kësaj çështjeje.
“Vetëm 20 për qind të organeve legjislative janë femra. Në Kosovë janë më shumë femra pasi është më mirë se përqindja ndërkombëtare. Ligji, këtu, parasheh 40 për qind të femrave ndërsa në botë 17 përqind janë femra. Në Qeveri dhe në udhëheqje të ndërmarrjeve është një përqindje jo e madhe. Por, shifrat e grave të komuniteteve pakicë janë diskriminuese. Pra, është e rëndësishme që bota të jetë më e barabartë”, tha Didier Chabert – Ambasador i Francës në Kosovë.
Në këtë konferencë u potencua se duhet angazhim më të madh për shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse ku gratë duhet të kenë përfaqësimin dhe të drejtat e barabarta dhe të respektueshme në Kosovë.
Top Channel