Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka takuar në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se Presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian.

Mësohet se Daul ka theksuar në takim me Belind Këlliçi se rrugëtimi europian i Shqipërisë kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA