Disa vite më parë shkrepat dhe kthinat më të fshehta të zonës së thellë të Mokrës u mësynë nga trupa të ushtrisë shqiptare. Ato nuk shkuan për një stërvitje e as për të ndihmuar komunitetin në ndonjë situate të vështirë, por për të kërkuar një thesar.
Gjurmët e tij i sollën këtu, me banorët e zonës që ishin dokumentuesit e vetëm.
Çfarë kërkonin zyrtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak në Mokër? Përse u përdoren mjetet e rënda? Me çfarë shpenzimesh u mbuluan këto kërkime? A kishte leje për to? A asistuan arkeologë apo ekspertë të fushës?
“Sado te duket një marrëzi ushtria vërtetë u derdh vite më parë për të kërkuar thesarin e Teutës. Gjithçka u bazua në një legjendë, e cila ruhet mes banorëve të Mokrës. Por si u realizua ky kërkim. A kishte baza historike? Dhe perse gjithçka u fsheh ? Këto përgjigje dhe shume te tjera do te kërkojmë”
Kjo histori e jashtëzakonshme për të cilën hetimet zyrtare u mbyllen do të trajtohet sot në mbrëmje në orën 20:10 në ciklin e dokumentareve “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema. Çfarë ndodhi në të vërtetë në Mokër dhe çfarë fshihet në kërkimet e ushtrisë?
Top Channel