Yorai Feinberg po bënte një pushim të shkurtër përpara restorantit të tij në Berlin, kur një burrë i thirri me të madhe: “ik, shko ktheu tek dhomat e tua të gazit”!!!!
I tronditur, izraeliti 37 vjecar e postoi online videon e incidentit të ndodhur dhjetorin e 2017-tës, e të filmuar nga një miku i tij. Ajo u bë virale, por solli edhe një valë reagimesh anti-semite.
“Ka njerëz që janë fiksuar keq me mua. Abuzimet më shumë janë në mediat sociale; është njëri që shkruan me pseudonimin Lutz F: ai I nis me radhe ofendimet: e fillon duke mohuar holokaustin, pastaj vazhdon me një batare urrejtjeje kundër Izraelit e në fund, I shton ca me fyerje te epokës naziste, si psh “hebre I ndyrë“”, tha Yorai Feinberg, pronar restoranti.
Ofendimet në fakt, janë bërë kaq të zakonta, sa Feinberg pothuajse e di tashmë se çfarë e pret. Mes tyre, nuk mungojnë as kërcënimet me vdekje për pronarin e restorantit të çelur 6 vjet më parë në Berlinin perëndimor e që ofron specialitete të lindjes së mesme. Abuzimet nisën me telefonata apo email-e ofenduese, dhe morën një dimension krejt tjetër.
Një pjesë e përgjegjësve, sipas 37 vjeçarit, janë myslimanë, ndërsa të tjerë ekstremistë. Feinberg ka paraqitur 20 ankesa në polici, por deri më sot vetëm autori I videos ka marrë një dënim me 7 muaj burg. Antisemitizmi ka pësuar rritje ne Europë këto kohët e fundit, duke I detyruar liderët europiane të ngrenë të shqetesuar zërin ndaj këtij fenomeni.
Top Channel