Pas 52 vitesh ndarje, OKB-ja kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve të të dy vendeve, gjashtë persona u vranë në rajonin rus të Belgorodit nga sulmet ukrainase, ndërsa bombardimet ruse në Ukrainë lanë të paktën tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, guvernatori Alexander Shuvaev njoftoi se pesë civilë u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një dron ukrainas goditi një autobus në qytetin Shebekino. Viktimat janë katër gra dhe një adoleshent, ndërsa tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Më vonë, Shuvaev raportoi edhe për një tjetër sulm ukrainas në qytetin e Belgorodit, ku një dron goditi një lavazh automjetesh, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.
Die Ukrainer haben mit FPV Drohnen wieder einen zivilen Bus in Belgorod angegriffen (Strecke Belgorod-Schebekino).
Vier Tote, darunter eine Frau und ein Kind.
Bruderkrieg… pic.twitter.com/PXDkvYWNry
— Debaser🇨🇭🇩🇪 (@Debaser83994181) July 20, 2026
Ndërkohë, në Ukrainë, sulmet ajrore ruse goditën disa rajone të vendit, duke shkaktuar të paktën tetë viktima.
Në qytetin e Odesës, tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një ndërtesë kompanie u godit nga bombardimet ruse. Guvernatori rajonal Oleh Kipper publikoi pamje nga vendngjarja, ku shihen automjete të shkatërruara dhe zjarrfikësit duke punuar për shuarjen e flakëve.
Në rajonin lindor të Dnipropetrovskut, në qytetin Pavlohrad, dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur, sipas guvernatorit rajonal Oleksandr Khanza.
Një tjetër viktimë u regjistrua në Zaporizhia, ku një sulm rus la të vdekur një person dhe plagosi nëntë të tjerë, njoftoi guvernatori Ivan Fedorov.
Në Kramatorsk, një nga qytetet kryesore të rajonit të Donetskut që mbetet nën kontrollin ukrainas, bombardimet ruse vranë dy persona dhe plagosën katër të tjerë, sipas policisë lokale.
Po ashtu, shtatë persona u plagosën në një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit, sipas administratës rajonale.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pa shenja zbutjeje, ndërsa gati katër vjet e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus, përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mbeten të bllokuara.
Top Channel