Një e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në banesën e saj, në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nuk dihet me saktësi nëse 70-vjeçarja Xhemile Hyseni kishte harruar ndonjë bombolë pa mbyllur, apo rrjedhja të mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të ndonjë të tille. Ajo është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shpërthimi i fuqishëm, ndërkohë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesën e së moshuarës dhe ka frikësuar banorët e zonës. Një grup hetimor pritet të mësojë më shumë rreth shkaqeve të këtij shpërthimi.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA