“Përse paditëm Vlorën”; Administratori i parkimeve: Bashkia nuk përmbushi kushtet
26/02/2019 15:45
Kompania që fitoi koncesionin e parkimeve të Vlorës akuzon bashkinë e këtij qyteti për prishje të njëanshme të kontratës.
Aksioneri kryesor i koncesionit, Bashkim Shalla thotë se për një vit rresht, Bashkia ka refuzuar të përmbushë kushtet e rëna dakord, duke e bërë të pamundur për kompaninë që të vazhdojë me projektim.
Koncesionari e ka paditur bashkinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, ndërkohë që në Shqipëri prokuroria ka marrë të pandehur për këtë çështje Shpëtim Gjikën, ish-kryebashkiakun socialist të Vlorës që firmosi koncesionin.
Top Channel